Një plagosje ka ndodhur pak më parë në lagjen nr 2 në Kavajë.
Shtetasi Artur Ligeja, pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa biznese të tjera, është plagosur me thikë.
Autori i ngjarjes është ndaluar, ndërsa mësohet se ai është një person me probleme të shëndetit mendor.
Mësohet se autori ka hyrë në një nga bizneset e të plagosurit, Artur Ligeja, dhe nuk ka pranuar të dalë jashtë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve, ndërkohë po merret në pyetje edhe personi i lënduar, i cili është jashtë rrezikut për jetën.





