Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Novoselë në Vlorë, ku një 42-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë një loje futbolli. Sipas informacionit të paraprak të policisë, shtetasi B. R., i cili jetonte në Vlorë dhe ishte rezident në Gjermani, është rrëzuar gjatë ndeshjes pasi topi e ka goditur në kraharor.

Ai u transportua menjëherë drejt spitalit të Vlorës, por nuk arriti të mbijetonte. Hetimet e para tregojnë se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë një atak kardiak. 

Njoftimi:

Më datë 25.12.2025, në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak.