Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koplik, pasi një 27-vjeçar dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.
“Rreth orës 11:40, në qytetin e Koplikut, shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.”– bën të ditur policia
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





