Buxheti i vitit 2026 kap vlerën 6.85 miliardë lekë. Ai shënon një rritje me 6% në krahasim me buxhetin e vitit 2025.

44% e buxhetit shkon për investime, ndërsa 30% e tij, ose më saktë rreth 2 miliardë lekë shkon për pagat dhe sigurimet e punonjësve të organikës së bashkisë.

Sektorët që marrin “pjesën e luanit” në buxhet janë arsimi me 18%, infrastruktura rrugore dhe transporti publik me 17%, planifikimi, menaxhimi dhe administrimi me 15% dhe menaxhimi i mbetjeve me 14%.

Por si “përkthehen” këto fonde në investime dhe shpenzime konkrete për secilin nga sektorët e lartpërmendur, por edhe sektorë të tjetër të jetës social-ekonomike të qytetit.

“DurrësLajm” po publikon më poshtë tabelat respektive për zërat e buxhetit, për secilin sektor, për t’u njohur më në detaje sesi parashikohen të shndërrohen në investime dhe shpenzime konkrete paratë e destinuara për secilin sektor.

Arsimi – 18% e buxhetit

Infrastruktura rrugore & transporti publik – 17%

Shërbimet publike – 6.5%

Planifikimi, menaxhimi, administrimi – 15%

Kultura dhe sporti – 9%

Shërbimet sociale dhe shëndetësia – 5%

Strehimi social – 1.7%

Mbrojtja Civile – 3%

Hartim projektesh 2026