Durrësi ka kaluar një natë relativisht të qetë gjatë ndërrimit të viteve, pa incidente të rënda të rendit dhe sigurisë publike.
Fishekzjarret e hedhura për të festuar ndërrimin e viteve kanë shkaktuar edhe këtë vit persona të lënduar. Dy persona janë paraqitur në Urgjencë për ndihmën e parë, pasi kishin lëndime në krah nga fishekzjarret e plasur.
Ndërkohë, burime spitalore konfirmojnë se rreth 250 persona janë paraqitur gjatë natës së kaluar dhe në orët në vijim, me problematika të ndryshme shëndetësore, përfshirë dhe të sëmurët kronikë.





