Policia e Durrësit ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedim penal ndaj dy shtetasve, të dy banues në Durrës, për raste të dhunës në familje.
Procedimi i parë është nisur ndaj shtetasit R. J., 49 vjeç, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërsa procedimi i dytë ka nisur ndaj shtetasit L. V., 33 vjeç, i dyshuar për ushtrim dhune ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.





