Një shtyllë elektrike paraqet rrezik serioz për banorët dhe kalimtarët në rrugën e Kuminës, në lagjen 11 të Durrësit.
Siç shihet edhe në pamjet e dërguara në “Durrëslajm”, shtylla është e anuar, ndërsa sipas qytetarëve ajo rrezikon të shembet në çdo moment.
Banorët shprehen se situata bëhet edhe më e rrezikshme në kushtet e erës së fortë, e cila mund ta rrëzojë shtyllën, duke vënë në rrezik jetën e njerëzve dhe pronën.
Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të shmangur një ngjarje të mundshme me pasoja të rënda.





