Tre episode dhune janë regjistruar 24 orët e fundit në Durrës e Kavajë, ku një 34-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi ka dhunuar bashkëshorten, ndërsa për tre persona të tjerë nisi procedimi penal.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz arrestuan në flagrancë shtetasin Z. B., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.”
Ndërkohë janë përfshirë në një konflikt fizik dhe dy adoleshente nga Rrogozhina, ku specialistët për Hetimin e Krimeve nisën procedimin penal për dy vajzat Xh. K., 18 vjeçe dhe për një 17-vjeçare. Dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën.
Gjithashtu, nisi procedimi penal edhe për shtetasin Xh. Ç., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.





