Mikel Ndoji, 56-vjeçari që plagosi me thikë të bijën  Xhensila Ndoj dhe kolegun e saj, është lënë në burg nga gjykata e Durrësit.

Gjykata caktoi masën e sigurisë arrest në burg për Ndoj dhe e vleftësoi të ligjshëm arrestin e tij nga policia. Ai nuk ka shfaqur asnjë lloj pendese për krimin e kryer, madje është shfaqur mohues ndaj ngjarjes. Mësohet se ai ka kërkuar lirimin, duke e konsideruar veten të pafajshëm.

Prindërit e vajzës kishin 6 vite të ndarë. Ndarja ndodhi pas dhunës në familje, ndërsa 56-vjeçari ishte larguar në Itali, ku edhe ishte burgosur. Pas rikthimit, ai nuk është pranuar në familje.