Një 24-vjeçar nga Tirana është ndaluar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përdorur kartëmonedha 100 dollarëshe false për të blerë karburant.

Sipas uniformave blu, i riu rezultonte i shpallur në kërkim edhe nga Policia e Vlorës për raste të tjera të ngjashme.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, E. K., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 24.01.2026, ka blerë karburant, në një subjekt në rrugën “Egnatia”, me 2 kartëmonedha (në prerjen 100 dollarë), të dyshuara false. Kartëmonedhat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet, 24-vjeçari rezultoi në kërkim nga Policia e Vlorës, për 2 raste të tjera të së njëjtës veprimtari kriminale, të kryera gjatë muajit janar, 2026. Vijon hetimi për të zbardhur raste të tjera në këtë fushë, në të cilat mund të jetë përfshirë shtetasi E. K.