Një 47-vjeçar nga Malësia e Madhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi në kamionin që drejtonte, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, u konstatuan mallra të dyshuara kontrabandë.
Sipas policisë, u sekuestruan piktura, shishe vere dhe goma automjeti, për të cilat nuk disponoheshin fatura blerjeje.
Njoftimi i plotë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. A., 47 vjeç, banues në Malësi të Madhe, pasi nga kontrolli i kryer në kamionin që drejtonte në hyrje të Republikës së Shqipërisë, u gjetën mallra (2 piktura, 14 shishe verë dhe 4 goma për automjet) të dyshuara të kontrabanduara, pasi për to nuk disponoheshin fatura blerjeje. Mallrat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.





