Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë këtë të mërkurë vendimin për Ilir Beqarajn, të akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes, ngjarje e ndodhur në vitin 2024 në Fushë Krujë.
Beqaraj akuzohet se ka ndihmuar ekzekutorët e vrasjes së Gentjan Bejtjas në fshatin Larushk të Fushë-Krujës të largohen nga vendi i ngjarjes në fshatin Hasan, ku edhe kanë djegur makinën. Po ashtu Beqaraj sipas hetimeve e ka vëzhguar në kohë të ndryshme viktimën në afërsi të banesës së tij.
Hetuesit gjetën një profil gjenetik të Beqarajt në makinën që autorët kanë përdorur për t’u larguar pasi dogjën makinën e krimit.
42-vjeçari Gentjan Bejtja u ekzekutua në oborrin e shtëpisë së tij në Larushk të Fushë-Krujës në 2024.





