Një 26-vjeçar nga Durrësi është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se është paraqitur në Komisariatin e Policisë duke u prezantuar si punonjës i një agjencie ligjzbatuese, me qëllim marrjen e informacionit për disa persona të shoqëruar nga Policia.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 26 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, pasi është paraqitur në Komisariatin e Policisë Durrës, ku është prezantuar si punonjës i një agjencie ligjzbatuese, për të marrë informacion rreth disa të shoqëruarve.





