Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona, njërin pasi u kap tapë në timon, ndërsa tjetri pasi theu masën e arrestit shtëpiak.
Specialistët për qarkullimin rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan shtetasin A. S., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.





