Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasin A. V., 18 vjeç, banues në Durrës.
Sipas Policisë, i riu ka prishur qetësinë publike për shkak të zhurmave që ka shkaktuar gjatë drejtimit të automjetit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. V., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi ka prishur qetësinë publike, me zhurmat që ka shkaktuar gjatë drejtimit të automjetit.“, thotë policia.





