Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh kapën shtetasin e shpallur në kërkim, V. Z., 38 vjeç.
Dyshohet se më datë 13 dhjetor 2025, 38-vjeçari në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vjedhur pajisje me vlerë të konsiderueshme, në një banesë në sektorin “Iliria”.
Punohet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë rast.





