Një 55-vjeçar që drejtonte automjetin i dehur u arrestua nga specialistët e qarkullimit rrugor në Duyrrës, ndërsa ndaj tre të rinjve nisi procedimi penal pasi u kapën pa patentë.
Në pranga ra shtetasi D. D., 55 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi u konstatua në aksin rrugor “Manëz-Sukth”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Zh., 21 vjeç, dhe për 2 shtetas të mitur, pasi u konstatuan në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi.





