Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Sukth, ku një vajzë e re 23-vjeçare i ka dhënë fund jetës.

Policia informon se një ditë më parë më 16 shkurt, është dërguar në spitalin e Durrësit, shtetasja F. T., 23 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë, në banesë.

Ajo u dërgua për mjekim të specializuar në QSUT, por pavarësisht ndihmës mjekësore humbi jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.