Dy persona janë proceduar penalisht pasi dyshohet se qarkullonin me automjet me qëllim shitjen e lëndëve narkotike.
Bëhet fjalë për shtetasit B. I., 37 vjeç, dhe K. Z., 24 vjeç, banues në Marikaj.
Gjatë kontrollit, drejtuesit të mjetit iu gjet një sasi e dyshuar Cannabis Sativa, ndërsa në banesën e pasagjerit shtetasit K.Z., u zbuluan dhe u sekuestruan 108 qese farmaceutike me mbetje të së njëjtës lëndë narkotike, si dhe një sasi e vogël municioni luftarak.
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. I., 37 vjeç, dhe K. Z., 24 vjeç, banues në Marikaj, të cilët qarkullonin me një automjet, dyshohet me qëllim shitjen e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik, drejtuesit të automjetit, shtetasit B. I. iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, ndërsa gjatë kontrollit në banesës e pasagjerit, shtetasit K. Z., u gjetën dhe u sekuestruan 108 qese farmaceutike me mbetje të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe një sasi e vogël muncioni luftarak.





