Një shtetas egjiptian 38-vjeçar është proceduar penalisht në Durrës, pasi dyshohet se ka goditur me shuplakë një 55-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin egjiptian M. N., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me shuplakë, një 55-vjeçar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.