Policia e Durrësit ka reaguar për aksidentin që ndodhi rreth orës 19:30 në aksin rrugor Shkozet–Plepa, ku një automjet i drejtuar nga i riu me iniciale S. N., 23 vjeç, përplasi te moshuarin D. T., 81 vjeç, i cili po lëvizte në këmbë.

Uniformat blu njoftojnë se si pasojë e përplasjes, 81-vjeçari ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Shkozet–Plepa, automjeti që drejtohej nga shtetasi S. N, 23 vjeç. ka përplasur shtetasin D. T., 81 vjeç, i cili lëvizte në këmbë.

Si pasojë e përplasjes, 81-vjeçari ndërroi jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi S. N., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.