Një magazinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen nr. 7 të qytetit të Durrësit, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë.

Sipas informacioneve paraprake, nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Për shuarjen e flakëve është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, të cilat kanë hapur edhe qepenat e magazinës për të bërë të mundur neutralizimin e zjarrit.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.