Një pensionist ka zgjedhur të protestojë i vetëm para Kuvendit teksa po mbahet seanca plenare e radhës.

Me megafon në dorë, ai kërkon zbatim të ligjit ndërsa akuzon qeverinë se ‘pensionistëve po u vidhet kafshata e gojës’.

Po vishni pensionet e popullit. Ju jeni kriminelë, i vidhni kafshatën e  gojës pensionistit, jeni kundër parimeve demokratike. Një rrugë ka, do zbatohet ligji. Para ligjit jeni të barabartë dhe jo me diferencime”, dëgjohet të thotë i moshuari.