Dy persona janë proceduar penalisht në Durrës, pas konfliktit fizik të ndodhur një ditë më parë mes të rinjve, ku mbeti i plagosur në këmbë me mjet prerës thikë një 26 vjeçar.

Policia bën me dije se, pas veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, nisi procedimi penal ndaj shtetasve A. N., 35 vjeç dhe R. K., 26 vjeç, të dy banues në Durrës.

Nga hetimet rezulton se konflikti për motive të dobëta ka degraduar në dhunë fizike, ku 35-vjeçari ka goditur me mjet prerës në këmbë 26-vjeçarin. Si pasojë, të dy janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, ku kanë marrë trajtim për dëmtime të lehta.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.