Një djalë i ri ka vjedhur një biçikletë mbrëmjen e djeshme në zonën e Vollgës, në njërën prej rrugicave që lidh restorantet me shëtitoren “Taulantia”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 – 20:20 të së hënës, dhe hajduti siç shihet në videon që “DurrësLajm” publikon, është kapur qartësisht nga kamerat e sigurisë.

Pronari i biçikletës që bën publike ngjarjen në “DurrësLajm”, i bën apel djalit që ta sjellë përsëri, ose ofron shpërblim për këdo që jep informacion për të.

“Nëse dikush e njeh, të vijë te “4 Stinët” për të dhënë informacion, kundrejt një shpërblimi të majmë! Të sjellë biçikletën brenda 24 orëve ose do ketë telashe!”