Kryeministri Edi Rama zhvilloi mëngjesin e kësaj të marte një takim në rezidencën qeveritare “Vila 30” me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari.
Në këtë takim, Lamallari ishte i shoqëruar nga zëvendësministrat e Brendshëm dhe anëtarë të kabinetit të tij.
Mësohet se takimi ka nisur në orën 09:00 dhe ka përfunduar rreth orës 10:30.
Më pas, në rezidencë i është bashkuar edhe ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.
Kujtojmë që takimi ditën e sotme vjen ndërkohë që po sot zhvillohen intervistimet me kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.





