Sot në orën 14:30 mbahet seanca e dytë e gjyqit në themel për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe për të akuzuarit e tjerë.
Në seancën e parë, treshja e gjyqtarëve të themelit vendosi që t’i dorëzohej dosja Veliajt. Avokati i tij deklaroi se i ishte mohuar një proces paraprak dhe se nuk ishte njohur me aktet që e vinin në akuzë.
Në seancën e 9 marsit, trupi gjykues i kryesuar nga Engjëllushe Tahiri shtyu seancën për shkak se mungonin disa avokatë.
Veliaj i ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga SPAK. Ai ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit të vitit 2025.
Klan News





