Ka nisur seanca e dytë gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranë, Erion Veliaj, si dhe 29 të bashkëpandehurve të tjerë.

Edhe në këtë seancë, Veliaj nuk është paraqitur fizikisht në sallën e Gjykata e Posaçme, ndërsa është përfaqësuar nga avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku.

Në seancë janë të pranishëm janë edhe prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Ols Dado.

Sipas deklaratës së bërë nga vetë Veliaj, ai ka kërkuar të mos jetë i pranishëm në këtë seancë dhe të përfaqësohet nga avokati i tij i ri, ish-deputeti i PS-së Plarent Ndreca. “Deklaroj se nuk dua të paraqitem sot në këtë seancë dhe dua të përfaqësohem nga avokati im Plarent Ndreca”, mësohet të jetë shprehur Veliaj.