Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në zyrë me Taulant Ballën dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë, në lidhje me ligjin për referendumin. Në fokus ka qenë strategjia e komunikimit, në lidhje me këtë ligj.

Pjesë e këtij takimi ka qenë gjithashtu zv/kryeministrja Albana Koçiu, ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo dhe ministrja për Shtetin për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.

Pas kësaj, Rama ka zhvilluar një takim edhe me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj. Pritet që t’i bëhet një analizë kësaj ministrie.

Kujtojmë se një ditë më herët, në një konferencë për mediet, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi se nevojitet një ligj i posaçëm për referendumet, duke njoftuar se mazhoranca ka punuar në këtë drejtim dhe se ka përgatitur edhe draftin.

“Këtë draft që kemi sot, para se ta depozitojmë në Kuvend, do t’ja nënshtrojmë një procesi të gjerë konsultimi. Grupi do zhvillojë tryeza të mëdha konsultative, me juristë, profesorë, studentë, shoqërinë civile, me qëllimin e mirë që të shkojmë në një projekt të konsoliduar”, bëri me dije Balla, duke e cilësuar referendumin “ushtrim të drejtpërdrejtë të sovranitetit të popullit”.