Një 44-vjeçar nga Xhafzotaj rezulton i larguar nga banesa prej rreth një muaji, ndërsa për rastin ka bërë kallëzim vëllai i tij.

Sipas policisë, shtetasi R. M., 33 vjeç, ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e të afërmit të tij, F. M.

Njoftimi i plotë:

Dje, kallëzoi shtetasi R. M., 33 vjeç, banues në Xhafzotaj, se vëllai i tij, shtetasi F. M., 44 vjeç, banues në Xhafzotaj, ka rreth 1 muaj që është larguar nga banesa dhe se nuk ka asnjë informacion mbi vendodhjen e tij. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.