Policia e Durrësit ka kapur një 42-vjeçar të shpallur në kërkim, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.
Shtetasi R. K., banues në Arapaj, pas komunikimit me prokurorin, është proceduar në gjendje të lirë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën shtetasin R. K., 42 vjeç, banues në Arapaj, i cili ishte në kërkim policor pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij. Pas komunikimit me prokurorin, u vendos që ky shtetas të procedohet në gjendje të lirë.“, thotë policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.





