Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në 27 mars ministrin e Turizmit Blendi Gonxhja.
Takimi vjen në vazhdën e disa takimeve disa ditore, që kreu i qeverisë ka zhvilluar përgjatë këtyre ditëve. Në fokus ka qenë një analizë e dikasterit, që Gonxhja drejton. Një theks të veçantë ka pasur edhe nisja e sezonit turistik.
Kreu i qeverisë prej kohësh e ka konsideruar turizmin si një sektor kryesor, që prodhon të ardhura për ekonominë e vendit. Një porosi kanë marrë edhe pjesa tjetër e dikasterit, që zoti Gonxhja mbulon, sikundër është edhe Kalendari Kulturor.
Kryeministri Rama ka zhvilluar disa takime me ministrat e kabinetit qeveritar. Më herët, Rama ka takuar ministrin e Brendshëm Besfort Lamallarin, ministrin e Drejtësisë Toni Gogun, dje takoi ministren e Shëndetësisë Evis Salën etj.
Nesër kreu i qeverisë do të mbajë mbledhje të zgjeruar me grupin parlamentar të PS-së tek Pallati i Brigadave.





