Dalin detaje të reja lidhur me zjarrin e rënë mbrëmjen e djeshme në një banesë të pabanuar në lagjen nr. 5 të Durrësit.
Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
“Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 5, ka rënë zjarr në një banesë të pabanuar, dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike.”, tha policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.





