Një shtetas italian, rreth 81 vjeç, është gjetur pa shenja jete rreth orës 10:10 në ambientet e një hoteli në Durrës.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa trupi është dërguar për autopsi mjekoligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
“Durrës/ Informacion paraprak
Ditën e sotme, rreth orës 10:10, në ambientet e një hoteli, është gjetur pa shenja jete shtetasi italian G. P., rreth 81 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
Materialet procedurale për rastet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.”





