Mbledhja e qeverisë është shoqëruar me moment tensioni mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres së Jashtme, Elisa Spiropali. Bëhet me dije se gjatë momntit, kur po raportonte mbi strategjinë e komunikimit, ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Erjona Ismaili deputetja Spiropali ka qeshur dhe vetë Isamili i është drejtuar, duke i thënë “Zonja Spiropali nuk e di çfarë ka për të qeshur”.
Gjatë këtij momenti ka ndërhyrë Rama, i cili i është drejtuar Spiropalit duke i thënë që në prezencën e tij nuk komunikon dot ashtu, sidomos edhe kur vetë ai është i pranishëm.
Po ashtu, Kryeministri i është drejtuar Spiropalit me fjalët: “mos më provoko të të nxjerr përjashtë”. Edhe në një moment tjetër gjatë kohës kur Spiropali përdorte telefonin, ka pasur një tërheqje vëmendje nga Rama.





