Një 42-vjeçar turk është vënë në pranga në kuadër të operacionit policor “Eko-Toxic”, i zhvilluar nga strukturat e Policisë së Durrësit.
Sipas bluve, ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “menaxhimi i mbetjeve”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin turk H. S., 42 vjeç, banues në Tiranë, caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 03.02.2026, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, në kuadër të operacionit policor “Eko-Toxic”.”, thotë policia.





