Një 64-vjeçar, me detyrë shef i ekipit të OSHE në Shijak, është proceduar penalisht pasi dyshohet se nuk ka raportuar një lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në një ambient të përshtatur për kultivim narkotikësh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. Ç., 64 vjeç, banues në Shijak, me detyrë shef i ekipit të OSHE Shijak, pasi nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit “Përshtatja”, dyshohet se nuk ka raportuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në ambientin e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, që u zbulua gjatë këtij operacioni.”, njofton policia