Errol Musk, babai i sipërmarrësit amerikan Elon Musk, në një intervistë për “Ria Novosti” ka folur për dosjen “Epstein”. Ai ka deklaruar se beson që financieri amerikan dhe i dënuari për abuzim seksual Jeffrey Epstein është ende gjallë.
“Ai është padyshim gjallë. Epstein nuk ka vdekur. Nuk ka dyshim për këtë… Dua të them, nuk ka asnjë mënyrë që ai të jetë i vdekur”, tha Errol Musk gjatë intervistës.
Ai vuri në pikëpyetje versionin zyrtar të vdekjes së Epstein, duke komentuar rrethanat e zbulimit të trupit të tij.
Sipas Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, mungojnë 62 sekonda pamje nga kamera e mbikëqyrjes në burgun ku mbahej Epstein—nga ora 23:58:58 deri në orën 00:00.





