Një katastrofë natyrore ka ndodhur në Rusi, ku dy persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë evakuuar për shkak të përmbytjeve. Mediat shkruajnë se rreth 2,000 shtëpi kanë përmbytje në rajonin Derbent në Kaspik, ndërsa trupat e dy viktimave janë gjetur, por ende nuk dihet fati i personave të tjerë.
Makhachkala, kryeqyteti i Dagestanit u prek gjithashtu nga përmbytjet, ndërsa disa komplekse apartamentesh rrezikojnë shembjen. Videot në mediat sociale tregojnë ndërtesa nën ujë, përgjatë një ure që është shembur në arterien e Kavkazit, e cila është me rëndësi strategjike për zonën.
Autoritetet rajonale kanë ngritur strehimore emergjente dhe helikopterë për të shpëtuar banorët. Autoritetet kanë paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet, me erëra që pritet të jenë më shumë se 120 km/h.
Shirat e dendur kanë prekur rajonin e Kaukazit të Veriut që nga fundi i marsit. Përmbytja e nënstacioneve elektrike ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në gati 20 rrethe të Dagestanit. Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në Makhachkala, Hasaviurt, Kaspiisk dhe Derbent.
Në fund të marsit, përmbytjet çuan në evakuimin e më shumë se 3,300 njerëzve nga zona, ndërsa kishte raportime për 3,500 shtëpi të përmbytura. Autoritetet kishin njoftuar në atë kohë se dëmi arrinte në 50 milionë dollarë, por ky numër tani ka të ngjarë të rritet shumë.
On March 28, heavy rains begin in Russia’s republic of Dagestan. They flooded power infrastructure and trigged a state of emergency.
— Chay Bowes (@BowesChay) April 6, 2026
By April 5, a dam breach in the Derbent district forced the evacuation of over 4 000 people. Floodwaters and landslides continue to spread,… pic.twitter.com/1u9mHk1PYm
Good morning sunshines 🌞
— LX (@LXSummer1) April 6, 2026
Enjoy your ☕ and let's Go 🤩🤙
Dagestan, Russia ❗
🌊🌧️ Due to heavy rainfall, the Gedzhukh reservoir overflowed and its earthen embankment broke through in Dagestan. From the Derbent district, authorities plan to evacuate about 4,000 people to… https://t.co/vPIpP89NBs pic.twitter.com/H3f12UbVo7





