Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha në një konferencë për shtyp këtë të hënë se Irani mund të shkatërrohet brenda një nate dhe tha se ajo natë “mund” të jetë mbrëmja e së martës.
“I gjithë vendi mund të nxirret jashtë loje brenda një nate dhe ajo natë mund të jetë nesër në mbrëmje”, tha presidenti.
Trump ka paralajmëruar vazhdimisht se SHBA-të mund të godasin termocentralet, urat dhe infrastrukturën tjetër në Iran nëse Teherani nuk arrin të arrijë një marrëveshje ose të rihapë Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe nafte.
Gjatë fundjavës, ai tha se Irani kishte kohë deri të martën në orën 8 të mbrëmjes për të arritur një marrëveshje.
Sipas Trump, Irani ka kohë deri në orën 1 të mëngjesit sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar të mërkurën për të rihapur Ngushticën e Hormuzit për anijet, përndryshe do të jetë duke “jetuar ferrin”.
Sakaq, Trump u ndal edhe tek “operacioni masiv” që u mobilizua për të shpëtuar pilotin e dytë të bllokuar, i cili tha se u urdhëroi forcave të armatosura amerikane të bënin gjithçka që ishte e nevojshme për ta sjellë pilotin në shtëpi.
“Ne nuk lëmë asnjë amerikan pas”, theksoi ai.
Të dy anëtarët e ekuipazhit dolën nga avioni dhe u ulën në tokën iraniane, sipas tij.





