Alarm në radhët e policisë turke pas të shtënave që u raportuan mesditën e kësaj të marte, e cila njihet si “e Marta e Madhe”, pranë konsullatës izraelite në Stamboll.
Sipas informacioneve paraprake, incidenti ndodhi në zonën e Beşiktaş, ku dëshmitarë raportuan për të shtëna me armë zjarri jashtë godinës së përfaqësisë diplomatike të Izraelit.
Menjëherë pas ngjarjes, autoritetet turke ngritën nivelin e gatishmërisë dhe forca të shumta policie u drejtuan në vendin e incidentit, ndërsa zona u rrethua për arsye sigurie.
Deri tani nuk ka të dhëna të konfirmuara për të lënduar apo për autorët e mundshëm, ndërsa hetimet janë në vijim.
🔴 #CNNTÜRK TV CANLI YAYIN https://t.co/jp2uLUQwvV
— CNN TÜRK (@cnnturk) April 7, 2026





