Dy të rinj që ishin në kërkim u ndaluan nga uniformat blu, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim, pasi dyshohet se janë autorë të një vjedhjeje në Shijak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Shijak ndaluan shtetasit në kërkim D. F., 25 vjeç dhe L. H., 23 vjeç, të dy banues në Sukth, gjithashtu shpallën në kërkim shtetasin N. H., 25 vjeç.

Nga veprimet hetimore këto 3 shtetas në bashkëpunim me njëri-tjerin, kanë vjedhur sende me vlerë në një banesë në Shijak.