Një incident i rëndë ka ndodhur në Shijak, ku raportohet se një fëmijë 5 vjeç, dyshohet se është djegur aksidentalisht me ushqim të nxehtë.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ku menjëherë pas incidentit, vogëlushi është dërguar në spital.
I mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, për vlerësim.





