Katër persona janë shpallur në kërkim nga policia e Durrësit për vepra të ndryshme penale, nga vjedhje, ndërtim pa leje deri në dhunë.
53-vjeçari kallëzohet nga bashkëshortja
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin F. L., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, se ai ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.
37-vjeçari kërkohet për vjedhje
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. Sh., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi të madhe vaji ulliri në një objekt banimi në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.
48-vjeçari kërkohet për ndërtim pa leje
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. A., 48 vjeç, banues në fshatin Bizë, Ishëm, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në një kompleks banimi te Kepi i Rodonit.
37-vjeçari dhunon një vajzë
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasin D. Sh., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 31-vjeçare.
Po punohet për kapjen e të katër personave.





