Një bolier që shërben për ngrohjen e ujit ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të shtune në një banesë në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17 tek ish-URT në këtë pallat ekzistues, siç e shihni edhe në pamjet më poshtë që përcjell “DurrësLajm“.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, pasi nuk ka pasur njeri në banesë në momentin e shpërthimit.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.