Specialistët e qarkullimit rrugor në Durrës arrestuan në flagrancë dy drejtues mjetesh që kapën në gjendje të dehur, njëri prej të cilëve shkaktoi dhe aksident.

Në pranga ra shtetasi H. B., 60 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Pavarësia”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. S., i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar në banesë pa probleme.

Gjithashtu u arrestua shtetasi A. G., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 5, është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.