Një 67-vjeçar nga Finlanda ka humbur jetën në një resort në zonën e “Shkëmbit të Kavajës”.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në një resort, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, ka humbur jetën shtetasi finlandez M. U., 67 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.