Një 43-vjeçar dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës pasditen e sotme në lagjen nr. 1 të Durrësit.

Sipas informacionit paraprak që mëson “Durrëslajm”, ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si Muzeu Arkeologjik. Menjëherë pas incidentit, i plagosuri është transportuar me ambulancë drejt spitalit rajonal të Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa autoritetet po punojnë për sqarimin e saj.