Një incident ka ndodhur mesditën e sotme në Marikaj, në aksin Durrës-Vorë, ku një automjet ka shpërthyer në flakë.

Flakët kanë qenë të mëdha dhe kanë përfshirë të gjithë automjetin.

Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ngjarja, ndërsa policia po punon më shumë mbi rastin.