Dy shtetas anglezë janë ndihmuar nga Policia Kufitare pasi kishin mbetur në det me mjetin e tyre lundrues, rreth 2 milje larg bregut, për shkak të mungesës së karburantit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare janë nisur drejt vendndodhjes dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e velierës me dy turistët në bord. Ata janë marrë dhe transportuar në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, mjeti lundrues është tërhequr dhe është dërguar në kalatën e portit të Shëngjinit.